Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra

8 Tetor 2026 | 21:23

Flamurtari është shpallur fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 94-74.

Skuadra vlonjate vijon serinë e sukseseve, pasi vetëm pak ditë më parë kishte triumfuar edhe në Kupën e Federatës. Me këtë fitore, Flamurtari siguron një tjetër trofe dhe e nis sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vajzat e Flamurtarit dominuan sfidën ndaj Tiranës dhe në fund ngritën trofeun e Superkupës, duke sjellë edhe një tjetër kupë në Vlorë.

Flamurtari nis kështu sezonin me dy trofe në pak ditë, duke konfirmuar ambiciet për të qenë protagonist në basketbollin shqiptar të femrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ceferin do të kandidojë për mandatin e katërt si president i UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si kreu i organit drejtues të futbollit evropian. Ceferin i informoi delegatët...
20:42 | 08/10/2026

5 muaj pa paga, futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen

Tensionohet sërish situata te Vllaznia vetëm pak ditë para përballjes me Dinamon. Për shkak të pagave të prapambetura prej 4-5 muajsh, futbollistët kuqeblu kanë bojkotuar...
18:39 | 08/10/2026

Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregullave financiare, Haaland: Të qëndrojmë të bashkuar

Erling Haaland u bëri thirrje të gjithëve te Manchester City të qëndrojnë të bashkuar në komentet e tij të para publike që kur klubi u...
17:54 | 08/10/2026