E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Territorialja”, Bushati: Le t’i ndajnë si duan vetë, prapë ngelet shteti i një njeriu

Ndarja e re administrative në vendin tonë ishin në qendër të diskutimit në studion e  “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

I ftuar analisti Andi Bushati, e cilësoi të pafrytshëm diskutimin për mënyrën se si do të ndahen bashkitë.

Reklamë

Bushati tha se debati për Tepelenën, Memaliajn apo Peqinin është i parëndësishëm përballë asaj që ai e konsideron si problem më të madh të vendit.

Sipas tij, vendimmarrja për çështje të rëndësishme vijon të jetë e përqendruar te një person i vetëm.

Reklamë

“Këtu ka rënë shteti. Ky debat është i pafrytshëm. Të flasë Veliaj kundër, ua ka dhj*rë me një m*t gjithë reformën. E kupton për çfarë po flasim? Ndërkohë që Shqipëria është pronë e një njeriu të vetëm, ne flasim si do ndahet Tepelena apo Memaliaj. Ç’a lidhje ka a do jetë Peqini pjesë e Kavajës, kur lejen në bregdet ta jep i njëjti njeri? Në këtë situatë, të flasësh si do ndahet kufiri i Peliçanit është qesharake. Seanca e sotme ishte qesharake, le t’i ndajnë si duan vetë, prapë ngelet shteti i një njeriu”, u shpreh analisti Andi Bushati në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.