Biznesmeni Vladimir Kosta tregon se bleu një pronë në vitin 2019, përmes një kontrate të rregullt shitblerjeje pranë noteres Drita Kamberi. Por ajo që duhej të ishte një investim për biznesin e tij u kthye në një histori disa-vjeçare përplasjeje me Kadastrën.
Pas shitjes, trashëgimtarët e familjes Xhametaj u përfshinë në një konflikt për ndarjen e parave të përfituara nga prona. Një kërkesë-padi u regjistrua në Kadastër dhe mbi pronën u vendos kufizim, duke penguar Kostën ta zhvillonte, sipas planit të tij për ndërtim.
Çështja përfundoi në gjykatë dhe kontrata e shitjes së vitit 2019 u konsiderua e rregullt, ndërsa vendimi mori formë të prerë. Pavarësisht kësaj, Kosta thotë se Kadastra kërkoi edhe një deklaratë nga një prej trashëgimtarëve, duke e lënë pronën sërish të bllokuar. Në këtë histori përfshihet edhe avokati Ilir Uka, avokat i palës shitëse.
Në një material të realizuar me kamerë të fshehtë, ai dëgjohet duke i thënë Kostës se kufizimi mund të hiqej kundrejt 2 milionë lekëve të vjetra, duke përmendur edhe njohjet e tij.
/tvklan.al














