• Kontakt
Thursday, October 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Duhen më pak servilë në PS”, Spiropali: Reforma Territoriale nuk është reformë

21:34 : 08/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

“Ish-avokatja” e Ramës, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend gjatë seancës ku po diskutohej reforma territoriale, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për lista të hapura dhe për një Parlament ku deputetët të kenë vokacion politik, e jo të jenë thjesht servilë.

Spiropali shkoi edhe më tej, duke pranuar për herë të parë publikisht se nuk është normale që pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të kontrollohen nga Partia Socialiste.

Në të njëjtën kohë, ish-ministrja nuk harroi t’u jepte këshilla edhe deputetëve të opozitës. “Reformojeni PD-në”, ishte mesazhi i saj për demokratët.

Spiropali deklaroi se Reforma Territoriale nuk është një reformë. Sipas saj, ndryshimi i hartës apo ndryshimi i numrit të bashkive nuk përbën një reformë të vërtetë nëse nuk shoqërohet me autonomi vendore dhe decentralizim.

Lexo edhe:

Protestat/ Lapaj: Rama ka infiltruar në shesh eksponentë të krimit që sillen si gangsterrë me qytetarët!

“Mu tha po nuk votove largohu”, Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS

Ajo theksoi se fokusi duhet të jetë te kompetencat, financat dhe përgjegjësitë që u kalojnë komuniteteve lokale, duke bërë thirrje për një analizë të thellë mbi mënyrën se si ushtrohet pushteti për t’i sjellë qytetarët më pranë vendimmarrjes.

“Reforma Territoriale nuk është një reformë, sepse problemi nuk është sa bashki kemi, por pyetja është sa pushtet duhet të kenë bashkitë. Duhet ta themi këtu hapur. Sa kompetenca, sa financa, sa përgjegjësi u takojnë komuniteteve lokale. A duhet të ketë një reformë territoriale pa autonomi vendore dhe pa decentralizim të vërtetë? Mund të ndryshosh hartën, është e lehtë, por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të reformojmë pushtetin dhe mënyrën se si ushtrohet?

Nga pushteti vendor mund ta kalojmë këtë analizë te të gjitha pushtetet. A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve apo më larg? Pas diskutimeve sot dhe pas votimit, ne do të vijojmë me procesin e decentralizimit, që është filozofia e organizimit të shtetit tonë dhe shkon përtej hartave e numrave. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa diskutuar për përqendrimin e pushtetit. Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për llogari të së mirës publike e qytetarëve.

Prandaj më vjen keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin me tone triumfaliste, pa vend. Nuk duhet ne t’i fitojmë të gjitha bashkitë. Shqipërisë i duhet më pak përqendrim pushteti dhe i duhet një shtet më i fortë se individët. Kam bërë edhe vetë, kam mbajtur një qëndrim në një kohë të caktuar, por nuk ka qenë personal, por për modelin”, tha Spiropali.

Etiketa: Edi RamaElisa SpiropaliPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ Lapaj: Rama ka infiltruar në shesh eksponentë të krimit që sillen si gangsterrë me qytetarët!

22:04 : 08/10/2026
AKTUALITET

“Mu tha po nuk votove largohu”, Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS

21:54 : 08/10/2026
AKTUALITET

Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

21:19 : 08/10/2026
AKTUALITET

Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

21:09 : 08/10/2026
AKTUALITET

U përplas me Ramën në mbledhje? Braçe: M’u tha do protagonizëm individual

21:03 : 08/10/2026
AKTUALITET

Edi Rama iu jep leje për kompleks vilash në Himarë Celibashit të KQZ-së dhe Fatmir Mediut

20:38 : 08/10/2026
Para

Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit

TË GJITHA

Protestat/ Lapaj: Rama ka infiltruar në shesh eksponentë të krimit që sillen si gangsterrë me qytetarët!

22:04 : 08/10/2026

“Mu tha po nuk votove largohu”, Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS

21:54 : 08/10/2026

Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

21:53 : 08/10/2026

Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit

21:46 : 08/10/2026

“Duhen më pak servilë në PS”, Spiropali: Reforma Territoriale nuk është reformë

21:34 : 08/10/2026

Prona e blerë që në 2019 mbeti peng i Kadastrës/ Avokati i kërkon 2 mln lekë për zhbllokimin

21:33 : 08/10/2026

Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

21:19 : 08/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com