Spiropali: Unë besoj se Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur

8 Tetor 2026 | 21:37

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se Reforma Territoriale nuk është një reformë.

Sipas saj, ndryshimi i hartës apo ndryshimi i numrit të bashkive nuk përbën një reformë të vërtetë nëse nuk shoqërohet me autonomi vendore dhe decentralizim. Ajo theksoi se fokusi duhet të jetë te kompetencat, financat dhe përgjegjësitë që u kalojnë komuniteteve lokale, duke bërë thirrje për një analizë të thellë mbi mënyrën se si ushtrohet pushteti për t’i sjellë qytetarët më pranë vendimmarrjes.

“Reforma Territoriale nuk është një reformë, sepse problemi nuk është sa bashki kemi, por pyetja është sa pushtet duhet të kenë bashkitë. Duhet ta themi këtu hapur. Sa kompetenca, sa financa, sa përgjegjësi u takojnë komuniteteve lokale. A duhet të ketë një reformë territoriale pa autonomi vendore dhe pa decentralizim të vërtetë? Mund të ndryshosh hartën, është e lehtë, por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të reformojmë pushtetin dhe mënyrën se si ushtrohet?

Nga pushteti vendor mund ta kalojmë këtë analizë te të gjitha pushtetet. A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjeve apo më larg? Pas diskutimeve sot dhe pas votimit, ne do të vijojmë me procesin e decentralizimit, që është filozofia e organizimit të shtetit tonë dhe shkon përtej hartave e numrave. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa diskutuar për përqendrimin e pushtetit. Këtu dua të kaloj te ushtrimi i pushtetit për llogari të së mirës publike e qytetarëve.

Prandaj më vjen keq kur dëgjoj nga kolegë të mi që flasin me tone triumfaliste, pa vend. Nuk duhet ne t’i fitojmë të gjitha bashkitë. Shqipërisë i duhet më pak përqendrim pushteti dhe i duhet një shtet më i fortë se individët. Kam bërë edhe vetë, kam mbajtur një qëndrim në një kohë të caktuar, por nuk ka qenë personal, por për modelin”, tha Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braçe: Më thanë se jam faktor që ndikoj për keq, do ta bëj betejën vetëm

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka qëndresë brenda PS-së lidhur me...
21:16 | 08/10/2026

Braçe e pranon në “NOW”: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, në intervistimin e Eksiola Shehut, gazetare e Euronews Albania, lidhur me debatin për...
21:08 | 08/10/2026

Braçe bën deklaratën e fortë në “Now”: Vendimi më i vështirë në 30 vite të jetës time, ose do rri ose do iki

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
20:56 | 08/10/2026