Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vllaznia në krizë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura

    Arkitekti i njohur italo-zviceran mbërrin në Tiranë për projektin prestigjioz “Philipp Plein Residence”

    ‘Tony Montana’ v*au 5 persona në 3 shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vllaznia në krizë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura
    Lajmet e fundit

    Vllaznia në krizë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura

    October 8, 2026

    Vllaznia po përballet me një situatë të tensionuar, vetëm pak orë pas dorëheqjes së drejtorit sportiv Vioresin Sinani. Kriza në klub është thelluar pas bojkotit të seancës stërvitore të planifikuar për sot në orën 16:00, me lojtarët që, sipas raportimeve, kanë kundërshtuar situatën për shkak të pagave të prapambetura.

    Sipas raportimeve nga Shkodra, pjesa më e madhe e futbollistëve të ekipit të parë nuk është paraqitur në stërvitje. Në fushë kanë dalë lojtarë të skuadrës U19, së bashku me disa futbollistë të ekipit të parë.

    Fillimisht, në ambientet stërvitore janë paraqitur vetëm katër lojtarë të rinj, Bizi, Uldedaj, Tahiri dhe Ara. Ndërkohë, të pranishëm kanë qenë presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori i ri sportiv Alban Hasani, i cili ka marrë detyrën pas largimit të Vioresin Sinanit.

    Presidenti Xhaferi dhe drejtori Hasani kanë zhvilluar një takim me pjesëtarët e ekipit, ndërsa pas bisedës katër futbollistët dhe trajneri kanë zbritur në fushë dhe kanë zhvilluar seancën stërvitore. Pjesa tjetër e skuadrës nuk është përfshirë në stërvitje.

    Situata vjen vetëm pak ditë para sfidës me Dinamon, e programuar më 11 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.

    Vllaznia e ka nisur me vështirësi këtë sezon dhe pas pesë javëve të para të kampionatit renditet në vendin e fundit, me vetëm dy pikë. Mbetet për t’u parë nëse problematikat brenda klubit do të ndikojnë edhe në përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e radhës.

    Vllaznia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vllaznia në krizë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të prapambetura

    October 8, 2026

    Arkitekti i njohur italo-zviceran mbërrin në Tiranë për projektin prestigjioz “Philipp Plein Residence”

    October 8, 2026

    ‘Tony Montana’ v*au 5 persona në 3 shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

    October 8, 2026

    Drejtori i AMP, Klevis Qose në konferencën e 25-të të EPAC/EACN në Budva

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 8, 2026

    Arkitekti i njohur italo-zviceran mbërrin në Tiranë për projektin prestigjioz “Philipp Plein Residence”

    Arkitekti i njohur italo-zviceran, Ergian Alberganti, ka mbërritur në Tiranë së bashku me ekipin e…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.