Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, lidhur me debatin për Reformën Territoriale dhe votimin e saj.
Braçe pranoi se në mbledhjen e grupit parlamentar i është thënë nominalisht se, nëse nuk e voton Reformën Territoriale, do të largohet nga grupi i PS-së.
“Kështu, sikur u tha sot dhe ishte nominale dhe m’u adresua nominalisht. Unë s’jam i listës së mbyllur, do e kisha moralin ta lija. Sa kohë janë ato 25 mijë vota, natyrisht, u takon atyre ta thonë. Unë nuk iki nga PS. Si mundet të pranoj që ca njerëz që më gjetën, do ikësh nga PS-ja? Po përfshirë të gjithë.”- tha Braçe.
Braçe e ka cilësuar këtë të enjte si dita më e vështirë në 30 vitet e tij në politikë. Sipas tij sot i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të luftojë apo të largohet.
“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot është dita më e vështirë e 30 viteve të mia.
Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, tha ai.













