Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është filmuar teksa përdorte tabletin e tij në sallën e Kuvendit, ndërsa në ekran shfaqej një kërkim në “Collins Dictionary”.
Ajo që bie në sy është fjala që lideri i opozitës kishte zgjedhur të kërkonte: “narkoshtet”.
Termi është përdorur shpesh nga Berisha në deklaratat e tij politike, veçanërisht kur akuzon qeverinë për lidhje me krimin dhe korrupsionin.
Kërkimi në fjalorin anglez vjen pikërisht në një seancë të tensionuar, ku mazhoranca dhe opozita janë përplasur për reformën territoriale dhe propozimin për ndryshimin e numrit të bashkive.













