"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Bota
FOTO+VIDEO/ Vijojnë protestat masive në Francë, përplasje mes studentëve dhe policisë në Paris
Demonstrata e zhvilluar të enjten në qendër të Parisit u shoqërua me tensione pranë Place de la Bastille, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë dhe shishe.
8 Tetor 2026, 22:10Nga G.M
pamje
FRANCA- Protestat studentore në Francë vijojnë të përshkallëzohen, me mijëra të rinj që kanë dalë në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera për të kërkuar rritje të fondeve për arsimin. Demonstrata e zhvilluar të enjten në qendër të Parisit u shoqërua me tensione pranë Place de la Bastille, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë dhe shishe.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, protesta të tjera u zhvilluan edhe në Lille, Rennes, Nantes, Toulon dhe Marseille. Në përgjithësi, tubimet ishin paqësore, ndërsa në Rennes pati përplasje dhe policia përdori topa uji. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë protestave, që nga nisja e tyre janë raportuar të paktën 215 të rinj, 89 mësues dhe 761 efektivë policie të plagosur.
Një tjetër pikë tensioni lidhet me përdorimin e mjeteve të kontrollit të turmave. Qeveria ka pezulluar përdorimin e disa granatave me efekt tymues, pas incidentit ku një protestues i ri humbi dorën nga shpërthimi i një prej tyre. Studentët dhe sindikatat kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë. Organizatat studentore dhe profesionale kanë bërë thirrje për një tjetër ditë protestash dhe greve më 13 tetor, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë gjithashtu thirrje për demonstrata më 17 tetor.
Les policiers dispersent les derniers manifestants encore rassemblées sur la Place de la Nation à Paris. Images de la BRAV-M utilisant les nouveaux boucliers équipés de dispositif d’éblouissement stroboscopique. #BlocusLycées #BlocusUniversités #Paris https://t.co/FrSkVabivm
Në qendër të kërkesave është rritja e ndjeshme e financimit për arsimin. Studentët kërkojnë një paketë prej 10 miliardë eurosh dhe kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen pa marrë një angazhim konkret nga qeveria. Kryeministri francez ka premtuar se deri në fund të tetorit do të paraqiten masa konkrete dhe të financuara për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve. Qeveria po shqyrton gjithashtu mundësinë e sigurimit të fondeve shtesë përmes buxhetit të vitit 2027.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka raportuar një ulje graduale të numrit të shkollave të mbyllura. Të enjten në mëngjes ishin të mbyllura 224 shkolla, ndërsa deri në mesditë numri ra në 157, duke bërë që rreth 96% e shkollave të vendit të vijonin aktivitetin. Protestat duket se gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në opinionin publik. Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve i konsiderojnë të arsyeshme kërkesat e studentëve, megjithëse një pjesë e konsiderueshme kërkon që demonstratat të marrin fund./Dosja.al