8 Tetor 2026, 22:08
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një reportazh i The Wall Street Journal, me titullin “Pse resorti 1.4 miliardë dollarësh i Kushner-Trump në Shqipëri është në telashe”, sjell në vëmendje polemikat, protestat dhe pengesat ligjore që shoqërojnë projektet e propozuara për resorte luksoze në jug të Shqipërisë, të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump.
Reportazhi i gjatë rreth 13 minuta, trajton protestat e banorëve, shqetësimet mjedisore, konfliktet mbi pronësinë e tokës, punimet e hershme në terren, hetimet ligjore, si dhe problemet logjistike dhe të sigurisë në ishullin e Sazanit.
Sipas reportazhit, prej muajsh në Shqipëri janë zhvilluar protesta kundër projekteve, ndërsa qytetarët kanë ngritur shqetësime për mungesën e transparencës, korrupsionin, oligarkinë dhe mënyrën se si qeveria po trajton pronat.
Konfliktet mbi pronësinë
Një pjesë e reportazhit ndalet te problematikat e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Familje fermerësh pretendojnë se tokat që kanë punuar prej vitesh, në bazë të Ligjit 7501, janë shitur te një kompani e lidhur me projektin e Kushner pa pëlqimin e tyre.
Reportazhi evidenton gjithashtu problemet e krijuara nga sistemi i ndërlikuar i regjistrimit të pronave pas rënies së komunizmit, duke përfshirë pretendime të mbivendosura dhe dokumente të kontestuara. Në disa raste përmenden edhe tituj pronësie të siguruar përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara.
Shqetësimet mjedisore
Në fokus janë edhe pasojat e mundshme mjedisore. Zonat ku planifikohen zhvillimet përfshijnë peizazhe të mbrojtura, të rëndësishme për mijëra flamingo dhe specie të tjera të rrezikuara.
Sipas mjedisorëve të cituar në reportazh, mjete të rënda kanë shkaktuar dëme në terren, ndërsa janë hapur rrugë mbi dunat e rërës dhe janë bllokuar kanale të lagunës.
Punime dhe hetime ligjore
Edhe pse zyrtarët dhe zhvilluesit deklarojnë se projektet ndodhen ende në fazën #e planifikimit, pamjet e siguruara nga reportazhi tregojnë mjete të rënda dhe punime paraprake në terren.
Ndërkohë, prokurorët shqiptarë kanë nisur hetime për dyshime mbi ndërtime të paligjshme. Zhvilluesit pretendojnë se bëhet fjalë vetëm për punime paraprake matëse dhe gjeologjike.
Sazani përballet me probleme infrastrukturore dhe sigurie
Një tjetër pjesë e reportazhit i kushtohet ishullit të Sazanit, ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë. Sipas The Wall Street Journal, projekti përballet me vështirësi të konsiderueshme infrastrukturore, përfshirë mungesën e një furnizimi të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.
WSJ thotë se planet e Kushner dhe Ivanka Trump për të zhvilluar resortet luksoze, po shkaktojnë zemërim. Në Zvërnec, projekti parashikon hapësira për 350 superjahte, 600 shtëpi, 1,400 apartamente dhe një park ujor prej 80 mijë metrash katrorë.
Një tjetër shqetësim lidhet me municionet e paplasura të mbetura nga periudha e Luftës së Ftohtë. Në zonat kryesore të ishullit dhe ujërave përreth raportohet se ndodhen rreth 120 tonë municione.
Reportazhi ngre gjithashtu pikëpyetje mbi ndryshimet në marrëveshje, përmes të cilave barra financiare dhe përgjegjësia për pastrimin e municioneve i është kaluar qeverisë shqiptare dhe jo investitorëve privatë./Dosja.al
projekt protesa zvernec
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:05
E.d
Pamje
Territori i shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti” në Durrës, vazhdon të mbetet i shkretë. Ekspedita arkeolo...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:20
G.M
pamje
SELENICË- Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kotë të Selenicës. Sipas i...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:19
E.d
Mane Driza
Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:38
G.M
pamje
TIRANË- 33-vjeçarja Greta Gjoci ka lënë qelinë e burgut të Pojskës, pasi Gjykata e Posaçme kundër Ko...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:41
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit në ditën e 131-të të revoltës së tyre. Në Kuvend pr...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:20
G.M
pamje
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 131 ditë të revoltës kundër klasës pol...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:12
G.M
pamje
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti të rëndë në pyjet e Rasorë...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:03
G.M
pamje
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në afërsi të liqenit të Viroit, n&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 18:50
G.M
foto ilustruese
KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjendur ditën e sotme në zonën e quajtur 'Përroi i Zall Frashë...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 18:56
E.d
Pamje
TIRANË- Policia ka dalë një një njoftim zyrtar pas përplasjeve dhe tensionve të cilat ndodhën ditën e sotme g...