Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta i mohoi votat, Taulant Balla zbulon PRAPASKENAT e hartës së 2014-tës: Ju tregoj çfarë ndodhi me LSI-në

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta i mohoi votat, Taulant Balla zbulon PRAPASKENAT e hartës së
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS

Taulant Balla, ka folur për hartën e ndarjes territoriale të vitit 2014 dhe arsyet që, sipas tij, çuan në krijimin e 61 bashkive. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i Grupit Parlamentar Socialist tha se propozimi fillestar i PS-së ishte për 49 bashki, por gjatë negociatave me LSI-në, që në atë kohë ishte pjesë e koalicionit qeverisës, u kërkua shtimi i njësive të reja.

Ai solli si shembull krijimin e Bashkisë Selenicë, duke thënë se kërkesa lidhej edhe me interesat elektorale të partive të koalicionit. Sa i përket reformës së re territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ai tha se 15 bashkitë që parashikohet të bashkohen janë përzgjedhur bazuar në nivelin e ulët të funksionalitetit dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Është e vërtetë që në 2014, ka pasur disa bashki, të cilat në variantin tonë të parë nuk ishin. Varianti ynë i parë në 2014 ka qenë me 49 bashki, por je në një koalicion dhe 84 vota nuk i ke. Zotëria i asaj kohe tha: ‘Në bashkinë Vlorë nuk kam asnjë votë. Pra, hajde shpikim dhe bashkinë Selenicë që unë të kandidoj me një kandidat’. Ky është një diskutim që është bërë, nuk është sekret”, tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese