web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëndrimi i dy deputetëve të PS-së për "Territorialen"/ Balla: Vota është e natyrës politike

8 Tetor 2026, 22:28, Politikë CNA

Qëndrimi i dy deputetëve të PS-së për

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se 15 bashkitë që parashikohet të shkrihen nuk kanë përformuar si duhet në dhënien e shërbimeve ndaj njerëzve.

“Këto 15 bashki janë rasti i bashkive që nuk performonin si duhet për ti dhënë shërbime njerëzve. Këto 15 bashki me ato që bashkohen do të kenë më shumë fuqi për të konkurruar për projektet e Bashkimit Europian”, tha Balla.

Gjatë intervistës së tij në “Opinion”,  Balla komentoi dhe qëndrimin e dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali për Reformën Territoriale. Balla tha se në një mbledhje Grupi Parlamentar mund të votosh kundër por në fund vota do të jetë për vendimin e përbashkët.

“Vota është e natyrës politike. Në grupi parlamentar mund të votosh kundra por në fund do të votosh vendimin e përbashkët. Kështu që nuk ka ndonjë problem. Zonja Spiropali ndoshta është dakord me mua që duhet të ishte më e thellë”, tha Balla.

Më tej, kreu i Grupit Socialist foli edhe lidhur me kohën se kur do të jetë funksionale Reforma Territoriale.

“Si parim ndarja territoriale miratohet sot. Sapo të hyjë në fuqi presidenti duhet të fillojë takimet më krerët e partive për datën e zgjedhjeve. Data është ekskluzive e Presidentit. Ne nuk e kemi vendosur ende një datë për sugjerim. Duhet maksimumi tre muaj. Është pjesa e Kodit Zgjedhor sepse ne kemi parashikuar që këto bashki do të kenë kuotën e vet në Këshillin Bashkiak në këto bashki. Po shtojmë dhe numrin e qyteteve”, tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga