8 Tetor 2026, 22:39
Nga E.d
Napoleon Zerva
GJIROKASTËR- Një tjetër ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta është regjistruar në Dervician të Gjirokastrës. Kjo pasi në galerinë e artit është vendosur portreti i Napoleon Zervës, figurës greke të lidhur me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, fondacioni e cilësuar atë si një provokim ndaj shqiptarëve dhe kujtesës së viktimave çame.
Fondacioni kërkon heqjen e menjëhershme të portretit dhe një shpjegim publik nga Bashkia Dropull për këtë vendim. Ai i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të hetojë rrethanat e ekspozimit dhe të përcaktojë përgjegjësit institucionalë.
Në reagim theksohet se nderimi i Zervës, të cilin fondacioni e lidh me masakrat dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë, bie ndesh me përkujtimin zyrtar të viktimave çame. Fondacioni rikujton edhe ligjin e 27 shtatorit 1994, i cili, sipas fondacionit, njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Në fund, fondacioni “Çamëria Hasan Tahsini”, thotë se respekti për minoritetin grek nuk duhet të vihet në pikëpyetje, ndërsa përgjegjësia duhet të kërkohet te personat konkretë që kanë vendosur për ekspozimin.

Reagimi i plotë i fondacionit "Çamëria Hasan Tahsini":
PROVOKIM I RËNDË NDAJ SHQIPTARËVE NË DERVICIAN.
Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame.
Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë?
Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre? Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë?
Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839, datë 30.6.1994, shpalli 27 qershorin në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Ligji u shpall me dekretin e Presidentit nr. 885, datë 12.7.1994. Si mund të përligjet që, në të njëjtin shtet ku ligji njeh dhe përkujton gjenocidin çam, të nderohet drejtuesi i forcave përgjegjëse për masakrat dhe dëbimin e kësaj popullsie?
Nderimi i Zervës përçon një mesazh që bie ndesh me këtë njohjen zyrtare të gjenocidit grek nga parlamenti, ndërsa shqiptarët përkujtojnë viktimat, në Derviçian i jepet vend nderi figurës që simbolizon tragjedinë e tyre. Ky është një provokim që nuk mund të relativizohet si zgjedhje artistike dhe as të kalojë në heshtje nga institucionet shqiptare dhe opinioni publik në Shqipëri. Arti dhe kultura nuk mund të përdoren për të rehabilituar figura përgjegjëse për krime ndaj shqiptarëve. Nderimi i tyre cënon dinjitetin e viktimave, pasardhësve të tyre dhe dëmton bashkëjetesën e miqësinë ndërmjet popujve.
I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heq menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe mundësuar këtë ekspozim, si dhe për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore që rezultojnë.
Respekti për minoritetin grek dhe të drejtat e tij është i padiskutueshëm. Pikërisht mbrojtja e bashkëjetesës kërkon që përgjegjësia për këtë veprim të identifikohet, dhe të mos rëndojë mbi mbi minoritetin grek por mbi emrat konkret të cilët provokojnë rëndë gjakun e shqiptarëve të masakruar nga bandat e shoviniste të Zervës.. Ky provokim nuk mund të kalojë në heshtje. Viktimat e gjenocidit kërkojnë drejtësi dhe respekt, ndaj autoritetet shqiptare kanë detyrimin të japin përgjigje dhe të veprojnë. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”./Dosja.al
gjirokastrër napoleon zerva figure greke
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:08
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një reportazh i The Wall Street Journal, me titullin “Pse resorti 1.4 miliardë dollarësh i Kushner-Trump në ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:05
E.d
Pamje
Territori i shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti” në Durrës, vazhdon të mbetet i shkretë. Ekspedita arkeolo...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:20
G.M
pamje
SELENICË- Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kotë të Selenicës. Sipas i...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:19
E.d
Mane Driza
Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda më...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:38
G.M
pamje
TIRANË- 33-vjeçarja Greta Gjoci ka lënë qelinë e burgut të Pojskës, pasi Gjykata e Posaçme kundër Ko...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:41
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit në ditën e 131-të të revoltës së tyre. Në Kuvend pr...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:20
G.M
pamje
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 131 ditë të revoltës kundër klasës pol...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:12
G.M
pamje
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti të rëndë në pyjet e Rasorë...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:03
G.M
pamje
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në afërsi të liqenit të Viroit, n&eum...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 18:50
G.M
foto ilustruese
KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjendur ditën e sotme në zonën e quajtur 'Përroi i Zall Frashë...