Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për reformën territoriale dhe rolin që, sipas tij, duhet të luajnë deputetët në votimin e saj. Boçi tha se gjatë një karriere politike janë të rralla momentet kur një deputet ka mundësinë të tregojë karakterin dhe personalitetin e tij politik.
Sipas Boçit, deputetët që do të votojnë reformën kanë përpara një vendim që lidhet drejtpërdrejt me banorët e zonave që preken nga ndryshimet.
Deputeti demokrat u bëri thirrje kolegëve të tij që të mos vendosin interesat politike mbi përgjegjësinë që u jep mandati.
Ai ngriti gjithashtu pyetjen nëse deputetët e mazhorancës e kanë marrë mandatin nga kryetari i partisë apo nga qytetarët.
‘Ti e di shumë mirë që përgjatë një jete politike nuk janë shumë momente ku ti përfaqësh, përfaqëson personalitetin, karakterin tënd...
Mund të rreshtohet dhe s'vjen. Ky është një moment shumë i artë domethënë. Për të treguar se kush je vërtetë. Përtej mënyrës të folurit ë, se mënyra të folurit kemi parë shumë. Në qoftë se... unë jam i bindur, jam i bindur për një gjë, në qoftë se do të vinte ty ky moment, jo për të bërë qejfin fare, për natyrën që ke, karakterin që ke... do ta çoje deri në fund. Do ta çoje deri në fund. Pra këtë kërkoj domethënë...
Pra këtë kërkoj domethënë, nga ata që janë kolegë tek e fundit, kundërshtarë të fortë, edhe armiq politikë le t'i quajmë, që mos të bëjmë bla bla kot në atë foltoren e parlamentit. Ka nevojë vetëm për atë fijen e hollë të prerit që ndan sot fatin e 300,000 njerëzve, që i shkrihet bashkia, dhe që dikush do bëhet për ata hero i ditës. Kush do bëhet?
Do vazhdojnë të zvarriten t'i lëpihen kryetarit, të marrin benefitet, apo vërtetë do tregohen njerëz politikë sepse të paktën kështu ë, në pjesën më të madhe fjalët tona kështu ishin ndërtuar. Pra do merrni atë përgjegjësi që ju jep vota, keni lënë arsyen në shtëpi dhe keni ardhur këtu për t'u bindur, keni ndërgjegje politike.
E dini shumë mirë kush ju ka sjellë këtu, ju ka sjellë kryetari apo qytetari. Por mendja e tyre është ajo që thua ti, i ka sjellë kryetari. Sepse selektimi i listës, elementët e tjerë, numërimi i votave, marrja e votave, mbështetja gjatë fushatës... dhe kur janë marrë vota nga X, Y, ose i ka marrë me krimin e organizuar, se janë vërtetuar, ose i ka marrë me administratën e orientuar politikisht... nga kryetari me lejen e tij që do dali ky. ‘, tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në SYRI TV.
© SYRI.net
Deklaroi votën kundër, e dredh Vullnet Sinaj: Do Votoj siç do Rama! Replikon Berisha: U shndërrove në eunuk
‘Rama dhe pakica që e mbron i ka marrë vendimmarrjen qytetarëve’/ Lubonja: Reforma territoriale bëhet për rrethin e kryeministrit
‘Nuk zgjat pushteti për gjithë jetën’/ Balliu: Zgjidhni Shqipërinë dhe qytetarët, jo kartonin e partisë