Deputeti socialist Vullnet Sinaj deklaroi se do të votojë pro reformës territoriale të Ramës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre dhe të Selenicës, bashkisë së qytetarëve që e zgjodhën deputet. Në foltoren e Kuvendit pasi u përpoq të shfajësohej para qytetarëve të tij la të kuptojë se vendimi ishte politik dhe se ai nuk mund të dilte kundër. Në replikë kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se brenda 3 ditësh Sinaj u shndërrua në eunuk.
'Kur të nxorën kartonin e kuq për të shtruar big market në small market, edhe ti u palose' tha ai.
Ndërkohë deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se Sinaj u bë ushtar partie
Pjese nga debati ne Kuvend
Vullnet Sinaj: Nuk I heq asnjë presje për Selenicën. Selenica nuk është bashki që dështoi.
Një popullsi e shpërndarë rrezikon më shumë se kushdo largimin e shërbimit ndaj ka nevojë për garanci.
Kundërshtimi im ishte se nuk është përdorur e njëjta njësi matëse për të gjitha bashkitë. Do të ishte normale që bashkitë që performojnë dobët të bashkohen me bashki që funksionojnë mirë.
Nuk është normale që Selenica, Divjaka, Patosi, Dimali apo bashki që I kanë kryer më së miri funksionet të mos ekzistojnë më. Nga ana tjetër nuk është normale që të ngelen më vete bashki që nuk kryejnë dot as funksionet minimale. Kështu krijohet përshtypja se disa bashki janë të nënës e disa të njerkës.
Çdo veprim i mëtejshëm për të konsoliduar dhe përmirësuar qeverisjen vendore duhet shoqëruar me garanci të qarta për qytetarët.
E kam ngritur zërin kundër kësaj ndarjeje territoriale në të gjitha forumet e mundshme, nga takimet me banorët e drejtuesit politikë deri së fundmi me votimin kundër në votimin parlamentar për këtë reform. Kam shprehur pipëpamjet e mija hapur, madje dhe me forcë.
Idetë dhe mendimet e mija në votimin e grupit PS ngelën në minorancë. Grupi PS e miratoi për një votim politik pro ndarjes së re territoriale. Në fund të ditës janë pikëpamje që koha do i vërtetojë.
Në këtë moment kur grupi PS ka marrë vendimin politik për ta votuar këtë ndarje territoriale, përgjegjësia ime morale dhe politike i lë vendin përgjegjësisë morale dhe politike të forcës tonë politike, vendimmarrjes së PS-së.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës.
E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s'dua t'ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.
Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.
Po ku je ti mo? Çfarë je mo?
Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.
Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s'ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë."
Ina Zhupa: Përsa i përket fjales që mbajte argumentet e mija janë kundër por unë do votoj pro. Sepse nuk votoj në bazë të asaj që mendoj por në bazë të asaj që më urdhëroi Edi Rama kur na mblodhi si ushtar partie sot në 7 të mëngjesit. Pushteti ju vuri përfund.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.
Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.
Mësoje!
Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.
Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shtruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.
*
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës.
E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s'dua t'ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.
Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.
Po ku je ti mo? Çfarë je mo?
Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.
Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s'ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë.
© SYRI.net
‘Rama dhe pakica që e mbron i ka marrë vendimmarrjen qytetarëve’/ Lubonja: Reforma territoriale bëhet për rrethin e kryeministrit
‘Nuk zgjat pushteti për gjithë jetën’/ Balliu: Zgjidhni Shqipërinë dhe qytetarët, jo kartonin e partisë
‘Një akt shkatërrues e shpopullues’, Vokshi: Rama po qep hartën elektorale për zgjedhjet e ardhshme