“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla zbardh prapaskenat e Territoriales së 2014-s: LSI kërkoi bashki shtesë për interes elektoral

8 Tetor 2026, 23:10Politika TEMA
“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla zbardh

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka sqaruar në studion e “Opinion” krijimin e 61 bashkive në vitin 2014, kohë kur Partia Socialiste ishte në koalicion me LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta.

Balla thotë se PS në atë kohë propozoi krijimin e 49 bashkive, por ‘bashkëortaku’ në pushtet, kërkonte krijimin e të tjera bashkive për shkak të numrit të votave që do t’i duheshin në zgjedhje.

Ky është një diskutim që është bërë, nuk është sekret, e kanë thënë dhe deputetët e opozitës. PD në atë kohë nuk u bë pjesë e procesit. Edhe në 2022 kemi pasur tentativë me Bashën. Gjithmonë PD ka gjetur mënyrë për të ikur”, tha Balla.

Lini një Përgjigje