Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

12-vjeçari pritet jashtë shkolle dhe dhunohet nga bashkëmoshatarët! Shoku shqiptar e filmoi dhe e nxorri në Snapchat, policia greke arreston edhe pesë prindërit

Shkruar nga Newsbomb
12-vjeçari pritet jashtë shkolle dhe dhunohet nga
Foto ilustruese

Një 12-vjeçar është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij në Agios Nikolaos të Kretës, ndërsa momenti i sulmit është filmuar me celular dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 6 tetorit, jashtë ambienteve të shkollës. Sipas ERTNeës, duke iu referuar njoftimit të policisë, 12-vjeçari ishte përballur më herët me bullizëm nga një grup bashkëmoshatarësh me origjinë shqiptare.

Sipas këtij raportimi, fillimisht të miturit e kanë rrethuar brenda shkollës dhe e kanë fyer. Pas përfundimit të mësimit, ata e kanë pritur jashtë ambienteve të shkollës dhe, rreth 20 metra më tej, dy prej tyre dyshohet se e kanë goditur me grushte. Një tjetër i mitur ka filmuar me telefon momentin e dhunës dhe pamjet më pas janë publikuar në një aplikacion të rrjeteve sociale. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për Snapchat.

Policia greke njoftoi arrestimin e tre të miturve. Sipas njoftimit zyrtar, dy prej tyre, një grek dhe një i huaj, akuzohen për fyerje dhe shkaktim të dëmtimeve fizike ndaj 12-vjeçarit, ndërsa i treti, shtetas grek, akuzohet për filmimin dhe publikimin e pamjeve. Në pranga kanë përfunduar edhe pesë prindër të të miturve, dy gra dhe tre burra, të cilët policia i identifikon si shtetas të huaj dhe i akuzon për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese