“Fjala jote është funerali i Bashkisë së Selenicës”, reforma përplas Berishën me Sinajn

8 Tetor 2026 | 23:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti socialist Vullnet Sinaj janë përplasur verbalisht në Kuvend gjatë debatit për reformën territoriale.

Përplasja erdhi pasi Sinaj deklaroi se vendimmarrja e tij për votën është personale dhe e lirë, pavarësisht kritikave të opozitës për ndryshimin e qëndrimit të tij.

“O Sali Berisha, jam ruajtur kaq vite që mos të ngacmoj e të mos flas në parlament për ato të zeza që ke bërë Vlorës, atij qytetit tim, por ti nuk e meritoje të kam ruajtur prej moshës e prisja që të dilje në pension.

Kryetari i një partie të djathtë të sulmojë hapur në parlament një biznes, është turp. Ti nuk je as i majtë e as i djathtë, ti je askushi dhe ti duhet të ikësh sa më shpejt që ky parlament dhe Shqipëria të shpëtojë nga ty, për idetë që ke dhe fjalët që thua.

Sa për vendimmarrjen time, Sali, vendimmarrja ime është e imja dhe është e lirë, dhe është shenjë e burrërisë dhe besës”, tha Sinaj.

Deputeti socialist iu kundërpërgjigj Berishës edhe për kritikat që ky i fundit i kishte bërë më herët lidhur me aktivitetin e tij në biznes.

Berisha reagoi më pas me tone të ashpra, duke e sulmuar Sinajn për ndryshimin e qëndrimit ndaj reformës territoriale.

“Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.

Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.

Mësoje!

Po ku je ti mo? Çfarë je mo? Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.

Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë”, tha kryedemokrati Sali Berisha

Debati mes dy deputetëve u zhvillua në prag të votimit të reformës territoriale. Më herët, deputeti socialist Sinaj kish deklaruar se nuk votonte reformën territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS miraton reformën territoriale me 85 vota pro

Kuvendi ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, duke i hapur rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga...
01:04 | 09/10/2026

Përfundojnë diskutimet për hartën territoriale, pritet votimi i Kuvendit për reformën

Në orën 23: 35 kanë përfunduar diskutimet në Kuvend për hartën e re territoriale, ndërsa pritet votimi i saj. Me propozim të Grupit Parlamentar të...
23:39 | 08/10/2026

Rama shkon të votojë në Parlament për Reformën Territoriale

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më herët në Parlament, për të marrë pjesë në votimin e reformës administrativo-territoriale. Votimi zhvillohet pas një seance...
23:33 | 08/10/2026