Votimi i Reformës Territoriale në Parlament u krye mes protestave të deputetëve të opozitës, të cilët hodhën vezë dhe shishe uji në drejtim të Edi Ramës dhe deputetëve të tij gjatë votimit.
Kuvendi miratoi projektligjin për ndarjen e re administrative me forcën e 85 kartonave të mazhorancës. Pavarësisht se kishin paralajmëruar qëndrimin e tyre kundër, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro.
Në sallën e Kuvendit, në momentet e votimit, mbërritën edhe Edi Rama dhe ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku, e cila kishte munguar në disa seanca. Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë.
Opozita, e cila mbështeti protestën e qytetarëve, kundërshtoi deri në momentet e fundit ligjin, të cilin e ka cilësuar si një nismë që do të nxisë edhe më tej shpopullimin e Shqipërisë.
© SYRI.net
Miratohet reforma e Ramës/ Socialistët në rresht, Koçeku: Prisja që të kishte një farë reflektimi të brendshëm