Prania e Belinda Ballukut në votimin e Reformës Territoriale ishte një nga pikëpyetjet e mbrëmjes, në një kohë kur mazhorancës i duheshin votat për të siguruar miratimin e draftit. Ish-zv. kryeministrja, e cila paradite nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shfaq në Kuvend në orët e para të mëngjesit, kur seanca po i afrohej momentit vendimtar.
Mungesa e saj në takimin e mëngjesit nxiti diskutime për praninë në votim, ndërsa vëmendja ishte përqendruar te numrat që i duheshin mazhorancës për të miratuar reformën. Pikëpyetjet u shtuan edhe për shkak të qëndrimit të Erion Braçes, i cili kishte shprehur kundërshtitë e tij ndaj hartës së re territoriale. Megjithatë në momentin e votimit, Balluku ishte e pranishme dhe votoi pro reformës, duke mbështetur kështu draftin e mazhorancës.
Pas një seance maratonë që zgjati deri pas mesnate, Kuvendi miratoi Reformën Territoriale me 85 vota pro, duke e bërë vendin me 46 bashki.
