Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Votoi pro Territoriales, por thotë se është kundër! Braçe befason pas mesnatës: Kam zgjedhur qytetarët, ua them nesër pse

Shkruar nga Newsbomb
Votoi pro Territoriales, por thotë se është kundër!
Erion Brace

Erion Braçe ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale me 85 vota në Kuvend, duke këmbëngulur se mbetet kundër hartës së re administrativo-territoriale, pavarësisht se votoi pro saj.

I pyetur pas përfundimit të votimit për arsyet që e çuan të mbështeste draftin, deputeti socialist tha se do t’i shpjegojë qëndrimet e tij ditën e nesërme. Deklarata e tij vjen pas disa ditësh kundërshtish publike ndaj reformës dhe takimit me kryeministrin Edi Rama pak para votimit.

“Jam kundër prapë për Reformën. Do t’ua shpjegoj nesër pse votova pro. Jam kundër kësaj harte administrativo-territoriale”, u shpreh Braçe.

I pyetur nëse kishte zgjedhur partinë, deputeti u përgjigj: “Jo, kam zgjedhur ekzaktësisht qytetarët”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese