Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, deklaroi se afrimi ndërmjet LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhet me qëndrimin e përbashkët për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit “Debat Plus”, ajo sqaroi se kjo është një nga çështjet ku dy subjektet politike kanë gjetur pika të përbashkëta.
Fejza u ndal gjithashtu te zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në detyrën e presidentes, duke vënë në dukje se ajo nuk është pjesë e politikës së përditshme.
“Me PDK-në kemi afrim në një çështje, që lidhet me qëndrimin tonë ndaj verdiktit të dhënë në Hagë për dënimin e padrejtë të krerëve të UÇK-së. Ne zgjodhëm një presidente që nuk është e përfshirë në politikën ditore dhe që nuk është aktive në politikë”, deklaroi Fejza.







