Sekretariati i Energjisë: Shqipëria, ende pa rezervat 90-ditore të naftës sipas kërkesave të BE-së
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për krijimin e ...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për krijimin e ...

Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës dhe ka arritur një rekord të ri historik.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit gusht arriti në më shumë se 8.4 miliardë euro, në rritje me 15.1% që nga fillimi i vitit 2026 dhe me 18.7% me bazë vjetore.
Rritja e vazhdueshme e vlerës së rezervës valutore besohet se po mbështetet sidomos nga blerjet e konsiderueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për tre muajt e parë të vitit 2026 Banka e Shqipërisë bleu rreth 140 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Kjo ishte vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 320%.
Ndërkohë, blerjet besohet se kanë qenë në shifra shumë të mëdha edhe gjatë muajve në vazhdim, në përgjigje të forcimit të vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.
Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien dhe ka prekur një rekord të ri historik pranë nivelit të 91.4 lekëve, në muajin shtator, ndërsa aktualisht ndodhet shumë pranë atij niveli.
Në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor, me qëllim për të frenuar forcimin e vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit.
Megjithatë, ndryshimi i vlerës së rezervës në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve financiare dhe metaleve të çmuara në tregjet ndërkombëtare.
Në fund të muajit gusht, titujt e borxhit përbënin 80% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin afërsisht 12% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Misioni i FMN për Shqipërinë, në deklaratën e fundit, të vitit 2025, megjithatë, i rekomandonte Bankës së Shqipërisë një qasje më të kujdesshme në rritjen e mëtejshme të rezervës valutore. Sipas misionit të FMN-së, përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë./ Monitor
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe ...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me incid...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan...
Shërbimet hekurudhore në Norvegji janë ndërprerë përkohësi...
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për krijimin e ...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...