POLITIKË /

Asnjë surprizë! Socialistët votojnë “në rresht” Territorialen! Reforma miratohet me 85 vota në 01:00 të mëngjesit

Ultimatumi i Ramës për largimin e atyre që do të votonin kundër mesa duket funksionoi pasi 82 deputetët e PS votuan pro.

Shkruar nga Versus

Asnjë surprizë! Socialistët votojnë “në

Pavarësisht debateve në seancën maratonë për Reformën Territoriale ku u krijua ideja se mund të kishte edhe deputetë socialistë që do e votonin kundër, diçka e tillë nuk ndodhi. 

Të gjithë deputetët socialistë përfshi edhe Erion Braçen i cili vazhdimisht shprehte qëndrimim e tij kundër, e votuan në rresht projektligjin për Territorialen që do të shkrijë 15 bashki ekzistuese. Votimi u bë rreth orës 01:00 të mëngjesit me praninë e kryeministrit Edi Rama i cili u paraqit në sallë vetëm për momentin e votimit. 

Në total Reforma mori 85 vota pro së bashku me ato të PSD të Tom Doshit. Ndërsa opozita reagoi ashpër pas miratimit të Territoriales. Versus.al

Poll