9 Tetor 2026, 07:51
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kredia e mbuluar me kolateral pasuritë e paluajtshme është në rritje të mëtejshme gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 6-mujorit 2026 vlerësohet se rreth 79% e portofolit të kredisë bankare ishte i mbuluar me kolateral, në rritje nga niveli prej 76% i një viti më parë.
Kolateral dominues për sigurimin e kredive bankare vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë 49% të tepricës së kredisë ose rreth 63% të kredisë së kolateralizuar.
Stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 17% në krahasim me një vit më parë, kryesisht si rezultat i rritjes së kredisë për shtëpi. Edhe portofolet e kredive të kolateralizuara me kolateral tjetër kanë shënuar rritje.
Përveç pasurive të paluajtshme, që ngelen kolaterali kryesor për garantimin e kredive bankare, llojet e tjera të kolateralit mund të përfshijnë kryesisht kolateralin financiar (për shembull, cash, aksione të kompanive apo portofol kredie performues), apo kolateral tjetër në formën e pasurive të luajtshme.
Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë nga sektori bankar raportohej nga Banka e Shqipërisë në vlerën e 1 trilion lekëve. Bazuar në këtë shifër, mund të përllogaritet se kredia e siguruar me pasuri të paluajtshme kishte vlerën e rreth 490 miliardë lekëve ose afërsisht 5.2 miliardë eurove.
Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut 2026 ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në afërsisht 497 miliardë lekë. Rreth 53% e kësaj shume është kredia për individë, ndërsa 47% është kredi e dhënë për bizneset. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme është në rritje vjetore me 15%.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme e individëve dhe bizneseve përbën afërsisht gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.
Pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë, si shtesa e kërkesave për kapital ndaj bankave apo masat direkte kufizuese në kriteret e huadhënies, kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme vazhdon të rritet me ritme të larta./Monitor
kredia
Politike
9 Tetor 2026, 07:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se kërkesa e opozitës p...
Politike
9 Tetor 2026, 07:36
E. D
TIRANË- Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, që do të ulë numrin e bashkive në Shqip&eu...
Politike
9 Tetor 2026, 07:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë miratimit të reform&...
Politike
9 Tetor 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kar...
Politike
9 Tetor 2026, 07:14
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte një nga zërat më kritikë brenda PS...
Politike
9 Tetor 2026, 01:18
Pamje
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste,...
Politike
8 Tetor 2026, 23:37
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbërriti gjatë orëve të mbrëmjes në Kuvend, ku sot po mbahet seanca maratonë që pri...
Politike
8 Tetor 2026, 22:57
E.d
Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, ka ndyshuar mendim për Reformën e re Territoriale, të propozuar nga PS-...
Politike
8 Tetor 2026, 22:56
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar deputetin e Selenicës, duke e akuzuar se ka ndryshuar q&...
Politike
8 Tetor 2026, 22:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pasi në...