9 Tetor 2026, 07:43
Nga E. D

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për strehim të përballueshëm, do të jenë pagesat për qiratë me të drejtë blerje për apartamente te banesat sociale dhe dhënia e kredive me 0% interes.
Skema e parë është programi “Qira me të drejtë blerjeje”. Përfituesit do të mund të marrin një banesë me qira të programit dhe një pjesë e pagesave të qirasë do të llogaritet më pas në çmimin e blerjes së banesës.
Skema e dytë lidhet me kreditë me interes 0% dhe garancinë për familjet që kanë mundësi ta shlyejnë kredinë, por nuk kanë kolateralin ose paratë për pagesën fillestare. Në këtë rast, qeveria mund të garantojë një pjesë të kredisë, përmes marrëveshjeve me institucionet financiare.
Sipas projektligjit, kategoritë që mund të përfitojnë nga programet e strehimit të përballueshëm do të jenë familjet me të ardhura të ulëta ose të mesme që nuk kanë mundësi të sigurojnë banesë në tregun e lirë, të rinjtë në fillim të karrierës, familjet e reja, familjet një-prindërore me fëmijë të mitur, punonjësit e shërbimeve publike dhe profesioneve prioritare, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, si dhe qytetarët e rikthyer nga emigracioni.
Projektligji prek disa nene në ligjin aktual për strehimin social, por mban të pandryshuar skemën për subvencionet e qirave sipas çmimeve të vlerës së tregut.
Ligji në fuqi parashikon që masa e subvencionit të përcaktohet mbi bazën e çmimeve mesatare të qirave sipas vlerës së tregut. Kufirin 100% të masës së subvencionit e përcaktojnë bashkitë, bazuar në çmimet mesatare të qirave për vitin e mëparshëm.
Për rastet kur një familje zgjedh të jetojë në një apartament me qira me çmim mesatar mbi kufirin e përcaktuar si masë subvencionimi 100%, diferencën e çmimit do ta paguajë vetë. Ligji parashikon se edhe kjo pagesë do të ketë një kufi, dhe nuk mund të kalojë 25% të të ardhurave të familjes.
Në Tiranë, çmimet mesatare të qirave për të dyja tipologjitë e apartamenteve llogariten në vlerën e 721 euro në muaj. Për apartamentet e tipologjisë 1+1 çmimet mesatare të qirasë kanë arritur 590 euro në muaj.
Për apartamentet 2+1 çmimi mestar kanë arritur 954 euro në muaj. Të dhënat janë publikuar nga Monitor sipas përllogaritjeve të një prej agjencive imobiliarë për transaksionet e periudhës janar-qershor 2026. Në raport me pagën mesatare bruto prej rreth 90 mijë lekësh, kjo qira përfaqëson rreth 77% të të ardhurave bruto.
Në Tiranë çmimet e qirave ndryshojnë ndjeshëm nga një zonë në tjetrën.
Për apartamentet 1+1, qiratë mesatare deri në qershor varionin nga rreth 320-350 euro në zonat periferike, deri në rreth 830-850 euro në muaj për zonat afër qendrës. Ndërsa për apartamentet 2+1 varionin çmimet varionin nga 450 euro për zonën e Freskut, deri në 1,500 euro në muaj në zonën pranë stadiumit “Air Albania”.
Kryeministri Rama më herët, gjatë prezantimit të reformës së strehimit, për masën e subvencionimit të qirasë tha se parashikohet të arrijë deri në 50% të vlerës për çiftet e reja dhe për emigrantët që do të kthehen në vend. Sipas tij skema e subvencionimit do të përfshijë qiratë e apartamenteve me vlerë deri në 400 euro.
Në vitin e parë, sipas tij do të përfitojnë 3 mijë individë, ndërsa shteti parashikohet të subvencionojë 50% të qirasë ose deri në 200 euro në muaj.
Projektakti zgjeron instrumentet e subvencionimit të qirasë dhe parashikon mekanizma të rinj për përdorimin e stokut privat të banesave.
Nëpërmjet nenit 17 të projektligjit, shtohet neni 39/1, i cili i jep AKTSS-së dhe njësive të vetëqeverisjes vendore mundësinë për të identifikuar dhe kontraktuar banesa private të pabanuara për qëllime të strehimit social dhe të përballueshëm.
Marrëveshjet me pronarët mund të përfshijnë qira afatmesme ose afatgjata, garanci për pagesën e qirasë, mbulimin e pjesshëm të kostove të mirëmbajtjes ose rehabilitimit dhe administrimin e banesës.
Kriteret, procedurat dhe format e financimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Gjithashtu, neni 18 i projektligjit shton një program të posaçëm për subvencionimin e qirasë për kategoritë e veçanta, duke parashikuar përdorimin e një platforme elektronike për regjistrimin e banesave, aplikimin dhe administrimin e procedurave.
12.Programi “Qira me të drejtë blerjeje”
Nëpërmjet nenit 21 të projektligjit krijohet një kapitull i veçantë për programin “Qira me të drejtë blerjeje” dhe shtohet neni 43/1.
Ky program krijon mundësinë që përfituesit të përdorin banesën në pronësi të AKTSS-së kundrejt një pagese periodike, ku një pjesë e pagesave mund të kreditohet në çmimin e blerjes së banesës. Ndryshimi i destinacionit të një banese nga programi i banesave sociale me qira në programin “qira me të drejtë blerjeje” do të bëhet vetëm kur kjo përputhet me nevojat e identifikuara të strehimit dhe nuk cenon nevojat për banesa sociale me qira.
Projektakti parashikon edhe instrumente financiare të reja për përfituesit që kanë kapacitet për të marrë kredi.
Nëpërmjet nenit 24 të projektligjit, parashikohet mundësia e kredive me interes 0 për qind, të subvencionuara nga FSKS-ja dhe/ose buxheti i shtetit, nëpërmjet AKTSS-së.
Po në këtë nen, nëpërmjet shtimit të nenit 47/2, parashikohet garancia e pjesshme nga FSKS-ja, për individët dhe familjet që kanë aftësi për të shlyer kredinë, por nuk disponojnë kolateralin ose kontributin fillestar të kërkuar nga institucioni financiar.
Garancia do të mbulojë një pjesë të principalit të kredisë dhe zbatimi i saj do të bëhet nëpërmjet marrëveshjeve ndërmjet AKTSS-së dhe institucioneve financiare.
“Neni 13/1 Kategoritë dhe subjektet përfituese të strehimit të përballueshëm
2.Programet e strehimit të përballueshëm targetojnë këto grupe:
Kufijtë e të ardhurave dhe mënyra e kategorizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”/MONITOR
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:07
E. D
DashiSot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 23:12
E.d
Jared Kushner
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave mediatike për projektet e tij të invest...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:39
E.d
Napoleon Zerva
GJIROKASTËR- Një tjetër ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta është regjistruar në Dervici...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:08
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një reportazh i The Wall Street Journal, me titullin “Pse resorti 1.4 miliardë dollarësh i Kushner-Trump në ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:05
E.d
Pamje
Territori i shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti” në Durrës, vazhdon të mbetet i shkretë. Ekspedita arkeolo...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:20
G.M
pamje
SELENICË- Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kotë të Selenicës. Sipas i...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 20:19
E.d
Mane Driza
ANGLI- Mane Driza, 48 vjeç, është vrasësi serial shqiptar që vrau 5 persona në 3 shtete të ndryshme brenda ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:38
G.M
pamje
TIRANË- 33-vjeçarja Greta Gjoci ka lënë qelinë e burgut të Pojskës, pasi Gjykata e Posaçme kundër Ko...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 19:41
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit në ditën e 131-të të revoltës së tyre. Në Kuvend pr...