
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në shtator, duke shënuar në 2.9% nga niveli 3.2% në gusht 2026 e ndikuar rënia e çmimeve te veshjeve dhe shërbimeve të komunikimit.
Ky është muaji i katër radhazi që norma e inflacionit e ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Sipas INSTA , rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,81 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,54 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim, sport dhe kulturë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,04 pikë përqindje.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me – 0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.
Megjithatë, Banka, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe këtë objektiv e administron përmes normës bazë të interesit, e ka mbajtur normën bazë të pandryshuar në 2.5% në mbledhjen e fundit gjatë ditës së djeshme. Por, banka paralajmëroi se ka të ngjarë të rrisë normat në të ardhmen.
“Rritja e inflacionit në muajt korrik – gusht ishte disi më e shpejtë se pritjet tona. Nga këndvështrimi i strukturës së shportës, rritja e inflacionit u ndikua nga rritja e çmimeve të karburantit dhe të ushqimeve të papërpunuara. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve të shërbimeve dhe ai i qirave shënoi rënie. Në aspektin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e presioneve të huaja.
Në veçanti, rritja e shpejtë e çmimeve të produkteve bazë në tregje dhe rritja e inflacionit në partnerët tanë tregtarë nuk arritën të kompensoheshin plotësisht nga efekti frenues i forcimit të kursit të këmbimit, duke rezultuar në rritje të inflacionit të importuar.
Nga ana tjetër, inflacioni bazë dhe ai brendshëm erdhën në rënie, ecuri kjo e diktuar kryesisht nga rënia e inflacionit të qirave, në pasqyrim të një balancimi më të mirë të kërkesës dhe ofertës në segmentin e qirave afatgjata. Megjithatë, presionet e brendshme dhe afatmesme mbi inflacionin vijojnë të jenë të ndikuara nga mungesat e tregut të punës dhe nga rritja e shpejtë e pagave,” tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Tendenca është në linjë me atë që po ndodh dhe në Europë. Inflacioni në eurozonë u rrit në 3.8% në shtator, nga 3.2% muajin e mëparshëm, duke arritur në nivelin më të lartë në tre vite.
Treguesi në eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit.
Që nga fillimi i krizës së re në mars, Banka Qendrore Europiane e ka rritur dy herë nomën bazë, me vendimin e fundit që u mor në mbledhjen e 10 shtatorit, duke e çuar në 2.5%. Ekspertët presin që BQE të mund të vijojë me rritje të tjera të normave, pasi energjia po shton presionet inflacioniste.
Njoftimi i INSTAT
Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Shtator 2026 ishte 2,9 për qind, nga 2,4 për qind në Shtator 2025. Krahasuar me muajin Gusht 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,81 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,54 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim, sport dhe kulturë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,04 pikë përqindje.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me – 0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2025, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,4%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,9%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 2,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,3% dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,1%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,1%, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 1,1%.
Krahasuar me Gusht 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 1,2%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,1%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” u ulën me 0,4%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3%.