Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës, gurët “pushtojnë” rrugët në disa akse nacionale

Shkruar nga Newsbomb
Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës, gurët
Foto nga gurët në rrugë

Reshjet e dendura të shiut, të nisura që prej pasdites së djeshme, kanë vijuar gjatë natës në disa qarqe të vendit. Në qarkun e Kukësit, intensiteti i lartë i reshjeve ka shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore, ndërsa në qytetin e Kukësit është shfaqur edhe mjegull.

Prani gurësh dhe inertesh është konstatuar në akset Valbonë, Fierzë-Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam-Krumë dhe Kukës-Qafë Mali, si dhe në rrugët që të çojnë drejt Shishtavecit dhe Bushtricës.

Situata paraqet rrezik për sigurinë rrugore, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj pengesave të mundshme në rrugë.

Ndërkohë, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, punonjësit e mirëmbajtjes rrugore janë angazhuar për largimin e gurëve dhe materialeve inerte, me qëllim garantimin e sigurisë dhe normalizimin e qarkullimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese