Flash

Reshjet e shiut sjellin probleme në Kukës, gurë në rrugë dhe mjegull në qytet

Lapsi.al 9 October 2026

Reshjet e shiut sjellin probleme në Kukës, gurë në

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së djeshme, duke sjellë probleme në disa akse rrugore. Gjatë natës, intensiteti i reshjeve është shtuar dhe në disa segmente janë regjistruar rënie gurësh dhe materialesh inerte. Probleme janë evidentuar në akset drejt Valbonës, Fierzë–Bajram Curri, Qafë Morinë, Kam–Krumë, Kukës–Qafë Mali, si dhe në rrugët drejt Shishtavecit dhe Bushtricës.

Mjegulla ka vështirësuar gjithashtu qarkullimin në qytetin e Kukësit. Që prej orëve të para të mëngjesit, ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI