"Rebeshe, shtrëngata dhe stuhi të forta në të gjithë...", moti sot, 9 tetor 2026

Aktualitet

"Rebeshe, shtrëngata dhe stuhi të forta në të
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës nëformën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,

Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT