web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT- Votimi i Reformës Territoriale/ Rama gjuhet me shishe dhe vezë

9 Tetor 2026, 08:21, Aktualitet CNA

FOTOT- Votimi i Reformës Territoriale/ Rama gjuhet me shishe dhe vezë

Seanca parlamentare është shoqëruar me debate dhe momente tensioni.

Gjatë votimit për projektligjin për Reformën Territoriale, tensionet janë shtuar me mazhorancën, e cila teksa ngrinte kartonat jeshilë përballej me protestën dhe sulmet e opozitës.

Deputetët e opozitës në kundërshtim të projektligjit dhe pranisë së Ramës në Kuvend e kanë gjuajtur kryeministrin me vezë e shishe uji.

Garda është kthyer në një bllokadë në momentet që drejt Kryeministrit fluturonin shishet me ujë dhe vezët.

Në fund, në orët e para të së premtes, Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro nga mazhoranca./ CNA





Lajmet e fundit nga