Superliga e Kosovës rikthehet me dy sfida në programin e sotëm

Pas ndërprerjes për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot, të premten, me dy ndeshje të vlefshme për xhiron e tetë.

Të lidhura

None found

Takimi i parë do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të përballet me Ballkanin.

Ekipi vendas ka kaluar një fillim të vështirë të sezonit, pasi në shtatë xhirot e para ka regjistruar vetëm një fitore dhe gjashtë humbje. Për këtë arsye, Llapi synon të marrë një rezultat pozitiv, ndërsa Ballkani vjen në këtë përballje pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore.

Në duelin e dytë të ditës, që nis në orën 18:00, Drita do ta presë Malishevën në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Gjilanasit kërkojnë fitoren para tifozëve të tyre, pasi e kanë nisur kampionatin me rezultate të përziera. Në anën tjetër, Malisheva po kalon një formë të shkëlqyer, me pesë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Të dyja përballjet pritet të zhvillohen me rivalitet të fortë, pasi ekipet synojnë pikë të rëndësishme në kampionat. Xhiroja e tetë do të vijojë të shtunën me dy ndeshje të tjera, ndërsa do të mbyllet të dielën me sfidën mes Prishtinës dhe Dukagjinit.


Quantcast