Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Aktualitet
FOTOGALERIA/ Rama ikën duke qeshur, Braçe mbështet kokën në dorë e Spiropali nxiton të ikë! Çfarë nuk u pa pas votimit të “Territoriales”
Patosi bashkohet me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi bashkohet me Librazhdin. Reforma ruan 12 qarqet dhe parashikon një strukturë të re me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
9 Tetor 2026, 08:09Nga E. D
TIRANË- Me 85 vota, Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale, që do të ulë numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki të tjera. Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit, Rrogozhina Kavajës, ndërsa Dimal dhe Poliçan i bashkohen Beratit.
Patosi bashkohet me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi bashkohet me Librazhdin. Reforma ruan 12 qarqet dhe parashikon një strukturë të re me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
Zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi hartën e re, pra me 46 bashki. Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallën e Kuvendit pak çaste para se të niste votimi. Surprizë ishte edhe vota pro e deputetit socialist Erion Braçe, i cili kundërshtoi ashpër projektligjin dhe bëri deklarata të forta. Pak sekonda para votimit, në sallë u shfaq edhe ish-zv.kryeministra Belinda Balluku.
Pas mbërritjes së Ballukut, Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj, ndërsa deputetë të tjerë të opozitës qëlluan me shishe Ramën. Sa i përket Erion Braçes, ai për rreth 19 minuta në foltore, kundërshtoi mënyrën se si ishte hartuar ndarja e re, duke theksuar se ndryshimet prekin drejtpërdrejt jetën e mijëra qytetarëve. Por, pavarësisht kundërshtimeve, Braçe në fund ngriti kartonin jeshil. Pas seancës, ai u tha gazetarëve se arsyet e ndryshimit të qëndrimit do t'i shpjegonte gjatë ditës së premte.
Po ashtu, në përfundim Rama u largua nga Kuvendi duke qeshur, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe u fotografua me kokën të mbështetur në dorë. Një tjetër skenë që u vu re ishte largimi i shpejtë i Elisa Spiropalit./Dosja.al