Foto nga aksidenti
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë- Skëficë, pak metra larg hyrjes së tunelit. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Seat” ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një automjet tip “Hyunsai”.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Nga verifikimet e kryera ndaj të dy drejtuesve të automjeteve, ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sondazh
Poll
