E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë pritet të përfshihet ditën e premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Reklamë

Situata paraqitet më e theksuar në veriperëndim të territorit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë dhe, herë pas here, në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë të jenë prezente, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.