Kronikë
Shpërthen tritoli në një banesë në Kamëz, lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në zonën e Kamzëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari, me inicialet Xh. K.
Reklamë
Sipas informacionit paraprak, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë, është dëmtuar muri rrethues i banesës, si dhe një automjet i parkuar pranë hyrjes së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e përfshirë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




