9 Tetor 2026, 08:32
Nga E. D

FRANCË- Mijëra studentë demonstruan pranë Sheshit Bastille në Paris të enjten (08.10.2026) pasdite, ndërsa protestat studentore në nivel kombëtar vazhdojnë në Francë.
Turma studentësh u ngjit në Monumentin e famshëm të Bastijës. Disa valëvitnin flamurin francez dhe këndonin himnin kombëtar.
Pamjet e transmetuara nga Reuters TV treguan policinë e trazirave duke sulmuar protestuesit me shkopinj gome ndërsa përpiqeshin të pastronin sheshin.
Në të gjithë Francën, rreth 71.500 persona morën pjesë në protestat e së enjtes dhe më shumë se 500 persona u ndaluan nga policia, sipas Ministrisë së Brendshme.
Franca do të dërgojë 3.000 mësues zëvendësues "brenda orëve të ardhshme” në shkollat e mesme që po përballen me vështirësi, tha ministri i Arsimit të enjten.
"Brenda orëve të ardhshme, 3.000 mësues do t'u bashkohen këtyre institucioneve”, deklaroi ministri i Arsimit, Edouard Geffray, në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në kanalin televiziv TF1. Geffray tha se ata do të jenë në shkolla nga e premtja deri të martën.
Studentët bllokojnë shkollën e mesme
Më herët të enjten, studentët bllokuan hyrjen e shkollës së mesme Hélène Boucher në verilindje të Parisit me koshat e mbeturinave, përpara se policia ta shpërndante protestën me gaz lotsjellës.
Ndërsa studentët mblidheshin pranë shkollës, njësitë e policisë u pozicionuan në rrugicat përreth. Shumë protestues mbanin maska kirurgjikale ose kapuçë, me sa duket për të shmangur identifikimin.
Kjo shkollë ka qenë një nga pikat kryesore të përplasjeve në kryeqytetin francez dhe ishte një nga qindra shkollat që u prekën nga protestat të enjten.
Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, disa demonstrues kanë ndezur zjarre dhe kanë dëmtuar stacionet e autobusëve.
Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe granata shpërthyese. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe të rinjtë kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës.
Pas një incidenti në të cilin një adoleshenti iu amputua dora nga një shpërthim, qeveria pezulloi përdorimin e granatave trullosëse për kontrollin e turmave të mërkurën.
Që nga fundi i shtatorit, kur studentët, shumica e të cilëve janë nën moshën 18 vjeç, nisën protestat për të kërkuar më shumë fonde për arsimin, policia ka kryer më shumë se 6.600 arrestime, sipas Ministrisë së Brendshme.
Studentët kërkojnë shkolla më të mira
Kryeministri Sébastien Lecornu premtoi të mërkurën në mbrëmje, se qeveria do të paraqesë "përgjigje konkrete, të shpejta dhe zgjidhje plotësisht të financuara” ndaj kërkesave të protestuesve deri në fund të tetorit.
Megjithatë, drejtuesit e protestave studentore thanë, se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe bënë thirrje për marshime të tjera.
Në një fjalim televiziv, Lecornu shprehu keqardhje për "dhunën, sulmet ndaj studentëve dhe stafit, plagosjen e policëve dhe xhandarëve, shkollat e djegura ose të vandalizuara, mijëra orë mësimore të humbura, pa përmendur kërcënimet dhe fyerjet”./DW
protesta ne france
Aktualitet
9 Tetor 2026, 08:09
E. D
TIRANË- Me 85 vota, Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale, që do të ulë numrin e bashkive në Shqipë...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kredia e mbuluar me kolateral pasuritë e paluajtshme është në rritje të mëtejshme gjatë vit...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:46
E. D
Shqipëria përfshihet në një plan rajonal për rimëkëmbjen e pyjeve dhe zonave të lidhura me to, që synon të u...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:45
E. D
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës dhe ka arritur një rekord të ri historik. Sipas të dh&...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:43
E. D
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për streh...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 07:07
E. D
DashiSot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 23:12
E.d
Jared Kushner
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave mediatike për projektet e tij të invest...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:39
E.d
Napoleon Zerva
GJIROKASTËR- Një tjetër ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta është regjistruar në Dervici...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 22:08
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një reportazh i The Wall Street Journal, me titullin “Pse resorti 1.4 miliardë dollarësh i Kushner-Trump në ...