Shpërthim me tritol në Kamëz, dëmtohet muri rrethues i një banese dhe një automjet
Një lëndë plasëse e dyshuar si tritol ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në Kamëz, jashtë ambienteve të një banese.
Sipas raportimeve të policisë, nga shpërthimi është dëmtuar muri rrethues i banesës në pronësi të shtetasit Xhelal Kurti, 55 vjeç, dhe një automjet i parkuar pranë hyrjes së saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge
Shi i dendur në Durrës, uji mbulon rrugët (VIDEO)
Erion Braçe votoi pro reformës: Do flas nesër!
- 09:02 Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në
- 08:59 Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge
- 08:55 Putin pas takimit me Pezheskian: Irani po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA-në
- 08:25 Të shtëna me armë në Gjermani, vriten dy zyrtarë! Arrestohet pas disa orësh autori
- 08:14 Rubio paralajmëron nga Lisbona: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet përtej kufijve
- 08:07 10 të vdekur nga përleshjet në burgun e Sinaloa të Meksikës, mes tyre edhe një i mitur