Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1, në Bathore, e cila ishte vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes së banesës, në pronësi të djalit të tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
