Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Kamëz, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në Kamëz. Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës, në pronësi të shtetasit Xh. K., rreth 55-vjeç.

Sipas Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme në murin rrethues dhe në një automjet të parkuar, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


Shtuar më 9.10.2026 08:45

Quantcast