Tiranë- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Bathore në pronësi të Xh.K, 55 vjeç.
Për pasojë u shkaktuan dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në automjetin e djalit të 55 vjeçarit.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia po merret me hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

