BIRN: Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union...
Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union...
Një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer natën e kaluar në murin rrethues të një ba...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej pasdites së të enjtes kanë vijuar gjatë natë...
Seanca plenare e Kuvendit, ku u miratua Reforma Territoriale, u shoqërua me tensione të forta. Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re admin...
Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e opo...
Dita e sotme pritet të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të...
Dashi Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim nga ana juaj, ndaj kush...
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union më të gjerë” – e cila synon që ta përshtatë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së për zgjerimin e ardhshëm.
Paketa ofron gjithashtu mundësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate në politika të caktuara të BE-së, përpara anëtarësimit të plotë, për të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët. Megjithatë, vendet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga Brukseli.
Për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin, dokumenti sugjeron përdorimin e votimit me shumicë të cilësuar për hapjen e grup-kapitujve negociues, duke synuar shmangien e vetove nga vende anëtare. Por lehtësia në vendimmarrje shoqërohet me vendosjen e klauzolave të forta mbrojtëse pas anëtarësimit, të cilat mund të çojnë deri në pezullimin e së drejtës së votës në Këshill për shkelje serioze të vlerave të BE-së – një mekanizëm që do të mbetet në fuqi për 15 vjet pas pranimit.
Propozimi në letër duket se e lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit, duke i dhënë akses të hershëm në përfitime si pagesat SEPA apo zonat pa tarifa roaming. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se thelbi i propozimit e gjen vendin thellësisht të papërgatitur.
Një nga pikëtat e dobëta është ekonomia e brishtë shqiptare, e cila rrezikon të goditet ashpër nga konkurrenca e parakohshme e tregut të përbashkët, nëse nuk merren masa mbrojtëse. Ndërkohë, dobësitë në kapacitetet audituese dhe korrupsioni e ekspozojnë vendin ndaj bllokimit të shpejtë të fondeve jetike.
Ngritja e mekanizmave kaq të gjatë mbikëqyrës pas anëtarësimit sinjalizon një mungesë të thellë besimi nga Brukseli, duke krijuar atë që analistët e shohin si rrezikun e një anëtarësimi periferik, me të drejta të cunguara.
“Në thelb përbën ndryshimin e rregullave të lojës që nga 1956,” thotë studiuesi Blendi Çeka. “Nëse nuk jemi anëtarë të plotë, pranojmë statusin e periferisë, pa zë, pa të drejta të barabarta,” shtoi ai.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian përfaqësojnë një nga rrugëtimet më të gjata të vendit pas rënies së sistemit komunist në fillim të viteve ’90. Në vitin 1992, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Komunitetin Evropian, por u deshën 14 vjet që vendi të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Pavarësisht aplikimit të hershëm, krizat e njëpasnjëshme politike të brendshme bënë që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat vetëm në qershor të vitit 2014, duke humbur ritmin. Sipas metodologjisë së re për anëtarësim të miratuar në mars 2020, procesi zhvillohet i grupuar në gjashtë grup-kapituj të njohur si “Clusters”.
Shqipëria i ka hapur grup-kapitujt më 15 tetor 2024, me një synim ambicioz për t’i mbyllur të gjithë deri në fund të vitit 2027. Synimi i qeverisë Rama mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2030.
Për t’i dhënë një kornizë të qartë këtij procesi, Komisioni Europian planifikon të prezantojë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026 “udhërrëfyes tregues” specifikë për vendet më të avancuara si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia, të cilat do të shërbejnë si busull negocimi, me kushtin strikt që këto vende të ruajnë ritmin e reformave. Megjithatë, siç theksojnë ekspertët, “thembra e Akilit” e këtij kalvari mbetet grup-kapitulli i parë, i cili ka të bëjë drejtpërdrejt me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe institucionet demokratike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet domosdoshmërisht i fundit, duke diktuar të gjithë ritmin e procesit.
Propozimi i Komisionit për të zëvendësuar unanimitetin me votimin me shumicë të cilësuar për vendimet ndërmjetëse në negociata, siç është hapja e grup-kapitujve, është parë si lëvizja kryesore diplomatike për të hequr veton si mjet bllokimi dypalësh. Por përtej entuziazmit sipërfaqësor, ekspertët janë skeptikë.
Eksperti i integrimit Europian, Geron Kamberi e quan këtë nismë një paradoks logjik, pasi: “që të hiqet unanimiteti në BE duhet të ketë unanimitet”. Sipas tij, vetoja u ka shërbyer shteteve të vogla apo të mesme që të ndjehen të barabarta brenda unionit dhe të ruajnë një peshë politike për të ekuilibruar pafuqinë e tyre përballë shteteve të mëdha.
Edhe Blendi Ceka ndan të njëjtin skepticizëm, duke e vlerësuar si një vendim që vështirë se mund të kalojë në Këshillin Europian, pasi shtetet anëtare i druhen “krijimit të një precedenti” dhe e shohin heqjen e vetos si lëvizje dizintegruese.
“Shtetet anëtare për arsye konceptuale dhe frikës së krijimit të një precedenti nuk besoj se heqin dorë nga unanimiteti,” thotë ai.
Sidoqoftë, për Gledis Gjipalin, drejtues i European Movement in Albania, nëse kjo kthehet në realitet, rëndësia është thelbësore.
“Për Shqipërinë, megjithëse i ka hapur të gjithë grupkapitujt, kjo qasje është e rëndësishme për mbylljen e tyre. Po ashtu do të eliminojë çdo justifikim për ngadalësim të reformave të brendshme, nga shkaku i një vetoje të mundshme gjatë procesit,” tha Gjipali.
Plani i ri i Komisionit balancon heqjen e vetos gjatë negociatave me një kordon sigurie të hekurt pas anëtarësimit, duke parashikuar klauzola mbrojtëse institucionale që shkojnë deri në pezullimin e të drejtës së votës në Këshill për një periudhë deri në 15 vjet pas anëtarësimit zyrtar, në rast të shkeljes së vlerave thelbësore të Bashkimit.
Për analistin Blendi Ceka, ky kushtëzim i pashembullt i së drejtës së votës provon se vendimi “është tërësisht politik” dhe se shtetet pretendente do të vendosen në provë.
“Mospasja e së drejtës së votës i trajton vendet pretendente si statusi aktual kombinuar me rritjen e aksesit për të përfituar financiarisht në disa sektorë,” thotë ai.
Kamberi kujton se kjo “sindromë e hershme e BE” është testuar në të kaluarën me Rumaninë dhe Bullgarinë për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, për 15 vjet radhazi 2008-2023.
Edhe Gjipali mendon se kjo klauzolë pasqyron frikën e drejtpërdrejtë të Brukselit, të cilit pas anëtarësimit i mbarojnë instrumentet shtrënguese.
“Klauzola shpreh frikën e BE-së nga përsëritja e një rasti si ai i Hungarisë me vendet e reja anëtare,” vëren ai, duke shpjeguar se reformat e ndërmarra me shpejtësi shpesh kërkojnë vite për të prodhuar efektet e plota.
Por Gjipali shton gjithashtu se aktivizimi i mekanizmit 15- vjeçar nuk nënkupton pezullim automatik të votës për 15 vjet, por ofron garanci shtesë për shtetet skeptike të zgjerimit.
“Shqetësimi legjitim është që ato të jenë proporcionale, të bazuara në fakte dhe të mos krijojnë trajtim arbitrar të anëtarëve të rinj, pa pasur parasysh specifikat e zhvillimit të tyre të brendshëm,” thotë Gjipali.
Kushtëzimet e ashpra shtrihen edhe në anën financiare dhe ekonomike. Plani evropian parashikon që fondet e instrumentit “Global Europe” të lidhen pazgjidhshmërisht me zbatimin e reformave, ku pagesat mund të pezullohen “nëse vërehen defekte serioze në menaxhimin financiar” dhe mangësi në sundimin e ligjit.
Gjipali thekson se ndërsa SEPA dhe roaming-u sjellin ulje direkte të kostove për qytetarët, hapja e tregut rrit konkurrencën dhe do të jenë “bizneset e vogla, fermerët dhe profesionistët që do të përballojnë të parët kostot e përshtatjes”.
Ceka është më drastik në leximin e tij.
Ai thekson se Shqipëria “nuk është gati në pothuajse asnjë standard të ballafaqohet me tregun e përbashkët dhe konkurrencën”.
Nëse miratohet, qasja e re e Bashkimit Europian duket sikur i favorizon vendet kandidate, por mbetet gjithsesi një medalje me dy anë.
“Ndryshimi mund të të kthejë në pikën fillestare të procesit nëse nuk ke arritur ta shfrytëzosh si duhet këtë moment të favorshëm,” thotë Gjipali, ndërsa shton se ndryshimi vjen vetëm përmes reformave të vërteta dhe të qëndrueshme./BIRN/
Seanca plenare e Kuvendit, ku u miratua Reforma Territoriale, u shoqërua me tensione të forta. Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re admin...
Deputeti socialist Vullnet Sinaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrimin se reforma territoriale nuk &...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ka komentuar debatin për reformën territoriale, duke e lidhu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një replikë ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, Beri...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë ‘shtyllat e turpit’ për deputet&eu...
Për analistin Enton Abilekaj në realitetin politik në të cilin jetojmë, është shumë e vështrë të gjendet ...
Socialisti Taulant Balla dhe analisti Artan Hoxha u përfshinë në një debat të tensionuar lidhur me numrin e punonjësve në adm...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur në “NOW” me Erla Mëhillin, lidhur me debatin për Reformën Territoriale dhe v...
TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Gjat&eum...
Sali Berisha foli sërish në foltoren e parlamentit, teksa dënoi dhunën policore të Ramës dhe Ballukut, ndaj kryetarit të bash...