POLITIKË /

Ktheu mbrapsht premtimin dhe votoi shkrirjen e 15 bashkive, Braçe: Jam kundër, por zgjodha qytetarin

Pavarësisht deklaratave "të forta" në foltoren e Kuvendit ku edhe u përplas me socialistët, Braçe në fund e theu premtimin e tij dhe votoi pro shkrirjes së 15 bashkive.

Shkruar nga Versus

Ktheu mbrapsht premtimin dhe votoi shkrirjen e 15 bashkive, Braçe: Jam

Pavarësisht se ishte një prej zërave më kritikë brenda PS dhe deklaroi se ishte kundër Reformës Territoriale, në seancën plenare, socialisti Erion Braçe dha votën pro për shkrirjen e 15 bashkive. I pyetur nga gazetarët përse ndryshoi qëndrim në moment të fundit, Braçe tha se do të fliste në një moment tjetër për të dhënë shpjegimet. 

Më herët, Braçe deklaroi se i duhej të zgjidhte nëse duhej të luftonte apo të largohej nga PS duke iu referuar ultimatumit të Ramës.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…

Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…

Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?

Erion Braçe: E shpjegoj nesër.

Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?

Erion Braçe: …qytetarët…

Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?

Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…

Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.

Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin. Versus.al

Poll