Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore!

Shpërthim në Bathore të Kamzës, dëme materiale në murin rrethues të një banese dhe në një automjet. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në lagjen nr. 1. Lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së një 55 vjeçari.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.