Rama pas votimit të territoriales në Kuvend: Vendimi i jep shtysë modernizimit të vendit

Politikë

Rama pas votimit të territoriales në Kuvend: Vendimi i jep shtysë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas votimeve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. 

Përmes një mesazhi publik, Rama prapësoi debatet dhe spekulimet e ditëve të fundit, duke e cilësuar vendimin e Kuvendit si një hap përpara për vendin. 

"Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese 🇦🇱" — shkruan Rama. 

Në pjesën e dytë të reagimit të tij, kreu i qeverisë përcolli edhe një mesazh politik për kundërshtarët apo kritikët e tij, duke theksuar forcën dhe stabilitetin e Partisë Socialiste. 

"Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë 'hesape pa hanxhinë' me Partinë Socialiste " — përfundon ai. 

ME TE LEXUARAT