E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 14 minuta më parë
Vendi

“Do të mbeteni vetëm copa mishi”, alarm në bashkitë e Shqipërisë, e-mail kërcënues në adresat zyrtare: Shpërthimi do të ndodhë pas një ore

Një email kërcënues ka mbërritur këtë të premte në adresat zyrtare të bashkive në të gjithë Shqipërinë. Dërguesi pretendon se është drejtues i Milicisë Serbe.

Në mesazhin e dërguar, bëhen deklarata kërcënuese ndaj shqiptarëve, ndërsa kërkohet që Kosova të njihet si pjesë e Serbisë.

Reklamë

Dërguesi pretendon se ka vendosur lëndë shpërthyese në ndërtesat e bashkive dhe paralajmëron se ato do të shpërthejnë brenda një ore.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Reklamë

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.

Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në e-mailin kërcënues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.