Një e-mail me përmbajtje kërcënuese u është dërguar sot në disa adresa elektronike të disa institucioneve në Shqipëri. Dërguesi pretendon se është udhëheqës i milicisë serbe, dhe se do të shkatërronte ndërtesat. E-maili çshtë nisur me emrin Eduardo Padilla Lopez.
Sipas policisë janë kryer verifikimet në terren, dhe deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Edhe në disa qytete të vendit, përfshirë Vlorën, Lushnjën dhe Lezhën autoritetet kryen kontrolle pas mesazhit të dërguar në disa institucione, por në fund rezultoi alarm fals.
Hetimet për rastin vijojnë nga blutë.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në mesazh.
Lajm në përditësim…










Komente
Komento