“Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe”, mesazhe elektronike për bomba në disa institucione, dyshohet për alarme false
Disa institucione kanë marrë mesazhe elektronike kërcënuese për vendosjen e bombave. Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të identifikuar autorët e këtyre mesazheve.
Dyshohet se bëhet fjalë për alarme false, ndërsa verifikimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e rastit.
Ndërkohë, Euronews zbardh përmbajtjen e një prej mesazheve kërcënuese, i cili dyshohet se është shpërndarë në një numër të madh adresash elektronike, përfshirë mbi 140 marrës.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.
Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në emailin kërcënues.

Reshjet e shiut përfshijnë Vlorën, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme (VIDEO)
Arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar, prej vitesh në arrati me identitete të ndryshme (EMRI)
Pjesëtar i grupit kriminal, kapet në Itali i kërkuari ndërkombëtar nga GJKKO! Pritet ekstradimi (EMRI)
- 09:47 Sulme ajrore nga të dyja palët, 2 persona të vdekur në Rusi, 1 i vrarë dhe 7 të plagosur në Ukrainë
- 09:30 Reshjet e shiut përfshijnë Vlorën, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme (VIDEO)
- 09:29 Arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar, prej vitesh në arrati me identitete të ndryshme (EMRI)
- 09:16 Pjesëtar i grupit kriminal, kapet në Itali i kërkuari ndërkombëtar nga GJKKO! Pritet ekstradimi (EMRI)
- 09:07 Ekuadori vendos dronët amerikanë për të luftuar trafikun e drogës në kufi
- 09:02 Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni PS-në