Pjesëtar i grupit kriminal, kapet në Itali i kërkuari ndërkombëtar nga GJKKO! Pritet ekstradimi (EMRI)

9 Tetor 2026 | 09:16

Një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas raportimeve të policisë, bëhet fjalë për Aldo (Aleksandër) Bahon, ndaj të cilit GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan. 

Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2022, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshjet e shiut përfshijnë Vlorën, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme (VIDEO)

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet të moderuar, të cilat kanë nisur që në orët e para të mbrëmjes, me...
09:30 | 09/10/2026

Arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar, prej vitesh në arrati me identitete të ndryshme (EMRI)

Arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shumëkërkuari Valentin Ftoni. Hetimet për gjetjen e personit të shumëkërkuar prej dekadash u kryen në bashkëpunim me...
09:29 | 09/10/2026

Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge

Policia e Shtetit ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim...
08:59 | 09/10/2026