Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u shoqërua me debate edhe brenda Partisë Socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë, ndërsa përcolli edhe një mesazh për ata që, sipas tij, kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. “Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.
Lini një Përgjigje